Caktohet data, ora dhe arbitri i takimit, FC Riga – Shkëndija

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Shkëndija do ti vazhdojë garat në Ligën e Konferencës, aty ku do të luaj direkt në raundin e dytë kualifikues, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i kampionëve në fuqi të vendit në këtë fazë do të jetë skuadra letoneze e FC Riga, te e cila skuadër deri në fund të vitit të kaluar luante ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior, ndërsa para ca ditëve me këtë skuadër ka nënshkruar edhe reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi.

Një paralajmërim ky i bukur për Shkëndijën dhe trajnerin e tyre Ernest Gjoka, se FC Riga këtë vit dëshiron të luaj sa më gjatë në Europë, ashtu që këtë ndeshje “kuqezinjtë” do të duhet ta marrin shumë më seriozisht, pasi në të kundërtën mund të ju ndodh edhe një eliminim tjetër, këtë rradhë nga kompeticioni më i ri i krijuar nga UEFA.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë në Riga me 22 korrik me fillim në ora 19:00. Ndërkohë UEFA, tashmë ka vendosur edhe arbitrët e këtij takimi, që vijnë nga Republika Çeke.

Kryesori i këtij takimi do të jetë Ondrej Pechanec, që do të ndihmohet nga dyshja Tomáš Mokrusch dhe Kamil Hajek, derisa arbitër i katërt do të jetë Radek Dubravsky. (infOSport.mk)

Leave a Reply