Agim Ibraimi edhe zyrtarisht largohet nga Kukësi!

Agim Ibraimi nuk është më pjesë e Kukësit. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë futbollisti tetovar përmes një postimi në “Instagram”, mirëpo si duket i njëjti do të vijojë karrierën sërish në Shqipëri, duke u transferuar në kryeqytet.

32-vjeçari me shumë gjasa do të veshë fanellën e Dinamos së ngjitur në elitën shqiptare të futbollit.

Ish futbollisti i Shkëndijës, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe në Serie A me Kaljarin, ka falënderuar drejtuesit e Kukësit për bashkëpunimin. Ai te skuadra nga verilindja e Shqipërisë u transferua tetorin e vitit 2020, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një lider të skuadrës, duke bartë madje edhe shiritin e kapitenit.

Ibraimi me Kukësin zhvilloi gjithsej 38 ndeshje, duke realizuar edhe 17 gola, 15 prej të cilëve në Kategorinë Superiore.

POSTIMI I AGIM IBRAIMIT:

“Dua te ju informoj te gjitheve se nuk jam me pjese e F.K Kukesi. Kisha nderin dhe kenaqesine te jem kapiteni i kesaj skuadre. Dua te falenderoj F.K Kukesi, familjen Gjici, drejtorin Nexhipi per besimin e dhene dhe te gjithe tifozet per perkrahjen gjate gjithe kohes. Falenderime per trajneret, bashkelojtaret dhe te gjithe bashkepunetoret tjere ne klub. Sinqerisht, Agimi!”

Leave a Reply