Ish futbollisti i Rabotniçkit hero i Vllaznisë së Shkodrës, eliminojnë boshnjakët e Shiroki Brijeg dhe kalojnë tutje (VIDEO)

Një mrekulli ndodhi sonte në Shkodër, me protagonistë kryesor ish futbollistin e Rabotniçkit, Fahrudin Djurdjeviç, shkruan “infOSport.mk”.

Vllaznia bëri përmbysjen e madhe ndaj Shiroki Brijeg, duke triumfuar me rezultatin 3:0 në “Loro Boriçi”, teksa dy gola mbajnë firmën e Djurdjeviç, teksa një gol tjetër për shkodranët në këtë përballje realizoi, Enea Imami. Vlen të theksohet se që të tre golat Vllaznia i realizoi gjatë pjesës së dytë.

Një fitore e merituar kjo e kuqebluve, që i dërgon në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Shkupjani Mevland Adili para ndeshjes kishte thënë që mrekullia është mes nesh dhe do t’i kalojmë boshnjakët edhe nëse marrin sërish arbitrin rus që na dëmtoi në ndeshjen e parë.

Dhe shkupjani mbajti fjalën. Vllaniza e tij eliminoi boshnjakët e Shiroki Brijeg, duke kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Magji të tilla i dhuron vetëm Vllaznia, sepse për hir të së vërtetës, humbja 3:1 linte pak shpresa, aq më tepër që edhe trajnerin e tyre, gjeneralin e kësaj skuadre, Tomas Brdariç nuk e kishin në stol, pasi ishte i dënuar në ndeshjen e parë.

Leave a Reply