Bashkim Veliu me Laçin e tij kalojnë tutje pas 120 minutave lojë ndaj Podgoricës (VIDEO)

Laçi i Bahskim Veliut është kualifikuar për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, pasi sonte në një ndeshje drithëruese që zgjati 120 minuta në “Elbasan Arena” eliminoi skuadrën malazeze të Podgoricës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë në Mal të Zi ishte mbyllur me fitore minimale të Podgoricës, fitore identike të cilën Laçi e përsëriti sonte gjatë 90-të minutave, ashtu që fituesi duheshe të vendoset në vazhdime.

Aty Laç, që udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro, tregoi shumë klas dhe forcë, duke shënuar dy herë në rrjetën e malazezëve, duke u kualifikuar në këtë mënyrë për më tej me rezultat minimal 3:1.

Ndryshe golin e parë  për Laçin në këtë përballje e realizoi Ardit Deliu saktësisht pas një ore lojë.

Pas këtij goli dhe shifrave të barabarta 1:1 pas 180 minutave lojë, vazhdimet duheshe të japin fituesin.

Laçi nuk u përmbajt në shtesa dhe realizoi dy gola të tjerë. Në fillim me Regi Lushkjen në minutën e 93-të falë një goditje të saktë dhe potente, teksa Fatmir Prengaj vulosi kualifikimin e ekipit të tij me golin e realizuar në minutën e 114-të, kur nga afërsia shfrytëzoi një dhuratë të portierit 18-vjeçar malazez, i cili gjatë 90-të minutave lojë ia doli të dërgojë Podgoricën në shtesa me pritjet e tij fantastike.

Ndryshe futbollisti tetovar, Bashkim Veliu, i cili gjatë kësaj vere ishte transferuar te Laçi nga rradhët e Renovës, luajti për gjatë 120 minutave në këtë ndeshje, duke qenë një ndër futbollistët   më të mirë në këtë kualifikim të skuadrës laçiane.

Leave a Reply