FC Shkupi është skuadra e vetme nga 3 skuadrat përfaqësuese të vendit tonë që do vazhdojë garat në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Pas eliminimit të Struga Trim Lum dhe Sileksit, skuadra nga Çairi i’a doli të eliminojë Llapin e Tahir Batatinës me rezultatin e përgjitshëm 3:1. Pas fitores 2:0 në Shkup, të besuarit e trajnerit Sedlloski sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë barazuan me shifrat 1:1, duke siguruar në këtë mënyrë raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Llapi ishte skuadër më e mirë gjatë pjesës së parë, ku edhe krijoi më shumë raste për gol, teksa FC Shkupi kanosjen e vetme më serioze e pati me anë të Kire Markoskit në minutën e 44-të.
Për dallim nga pjesa e parë, në të dytën FC Shkupi luajti shumë më mirë, duke rrezikuar shumë seriozisht portierin Çoriç, i cili kapituloi në minutën e 78-të, kur Ali Adem nga brendia e zonës pasi mjaft mirë u shërnye nga Gjorgjievski, shënoi për 1:0.
Ky gëzim i fubollistëve shkpujan zgjati shumë shkurtë, pasi vendasit e Llapit në minutën e 84-të barazuan shifrat përmes Drilon Fazliut, që shënoi nga afërsi në mes këmbëve të Naumovskit.
FC Shkupi nga Prishtina mund të kthehej edhe me fitore, në rast se në minutat e fundit të takimit, Kristijan Trapanovski shfrytëzonte pasimin e Shejit, i cili bëri një ndeshje shumë të mirë për 17 minuta (bashkë edhe me shtesën, në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të), po aq sa kaloi në fushën e blertë.
FC Shkupi kështu vazhdon garat tutje, duke siguruar një vend për në raundin e dytë kualilfikues të Ligës së Konferencës, aty ku do të luaj edhe Shkëndija e Tetovës, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve. (infOSport.mk)