Skuadra nga Podujeva e Kosovës, KF Llapi të enjten do zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj FC Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në arenën “Todor Proeski”, KF Llapi u mposht me rezultat 0:2, por tani me praninë e tifozëve, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon përmbysjen e ‘çmendur’.
E për t’i dhënë motiv lojtarëve, presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka vendosur një premio marramendëse nëse kalojnë në fazën tjetër.
Batatina për lajmi.net, tha se do japin plotë 30 mijë euro për çdo lojtarë në sigurojnë kalimin tutje.
“Po, në rast që shkojmë tutje, premia është 30 mijë euro për lojtarë”, tha shkurtimisht presidenti i Llapit.
Takimi mes KF Llapit dhe FC Shkupit zhvillohet të enjten (15 korrik) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 20:00.