Sulmuesi anësor nga Tetova, Valon Ethemi e ka nisur mbarë me skuadrën e tij Istanbulspor. Ekipi që militon në kategorinë e dytë të futbollit turk i ka nisur fazën përgatitore dhe në ndeshjen e parë kontrolluese, pikërisht Ethemi ishte njëri nga golashënuesit e dy golave në humbjen 3:2 nga Gaziantepi.
23 vjecari që shkëlqeu tre sezone me Kukësin, u bashkua në janar të këtij viti me Istanbulsporin dhe 6 muajt e parë kaluan në formë adaptimi ku pati disa paraqitje cilësore dhe kishte minuta mjaftueshëm për tu adaptuar, ndërsa pritet që potencialin e vërtet ta shfaq në sezonin e ri. Pikërisht ndeshja e parë kontrolluese e Istanbulsporit ka treguar se Ethemi do të jetë ai i vërteti dhe përveç paraqitjes shumë të mirë, arriti të realizojë edhe gol për skuadrën turke.