Pas Isaevskit, Dinamo e Tiranës prezanton edhe Goran Siljanovskin!

24 orët e fundit kanë rezultuar shumë të zjarrta për Dinamon e Tiranës, kur janë në pyetje prurjet e reja në skuadër në prag të sezonit të ri në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Pas Enis Gavazajt dhe Aleksandar Isaevskit, drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare që pas shumë vitesh u rikthye në elitën e futbollit shqiptarë, ka firmosur me kapitenin e Rabotniçkit, Goran Siljanovski.


Pas Partizanit dhe Tiranës, edhe Dinamo e dashuruar pas futbollistëve maqedonas!


Do të jetë kjo një eksperiencë tjetër në Superligën shqiptare për 31-vjeçarin me origjinë nga Tetova, i cili më parë kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës.

Siljanovski në elitën e futbollit shqiptarë numëron plotë 50 ndeshje, ndërsa nga klubi dinamovit besojnë se eksperienca e tij dhe njohja e kampionatit shqiptar do të bëjë që ai shumë shpejtë të ambientohet në klubin e tyre dhe të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

Ndryshe Siljanovski gjatë karrierës së tij në Maqedoni, përveç me Rabotniçkin, ka luajtur edhe me Vardarin, Makedonija GJ.P dhe Renovën.

Në LPFMV, Siljanovski numëron plotë 236 ndeshje dhe 12 gola të shënuar, ndërsa i njëjti ka një eksperiencë të bukur ndërkombëtare, duke zhvilluar plotë 16 ndeshje, mes eliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply