Sherif Kallaku rikthehet te Teuta pas shumë negociatash mes klubit durrsak dhe Lokomotivës së Zagrebit.
Mësohet se mesfushori është huazuar tek durrsakët deri në muajin janar 2022. Lajmin e konfirmoi edhe klubi në faqen zyrtare.
“Sherif Kallaku huazohet deri në janar tek Teuta. Emri i pestë që i është bashkuar projektit evropian të kampionëve të Shqipërisë është futbollistët Sherif Kallaku. Ai do ti bashkohet ekipit në formë huazimi. Kallaku do të jenë një ndihmë e madhe në Kupat e Evropës dhe në sezonin e ri.
Drejtuesit e Teutës falënderojnë presidentin e Nk Lokomotiva për bashkëpunimin dhe lejimin futbollistit për t’u afruar me Teutën. Për Kallakun nuk është aventura e tij e parë me klubin durrsak, pasi Kallaku u largua nga Teuta në verën e kaluar.
Fantazisiti ka lënë përshtypje shumë të mira në ekipin e Teutës ku sezonin e kaluar fitoj Kupës e Shqipërisë, ndaj drejtuesit e klubit durrsak kanë këmbëngulur që të vihet sërish nën urdhrat e Edi Martinit. Kallaku do t’i bashkohet skuadrës nesër në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohen në Durrës”, – citon klubi durrsak.
Kujtojmë Kallaku pikërisht nga Teuta verën e vitit 2020 ishte transferuar te Lokomotiva e Zagrebit, për të cilën skuadër edicionin e kaluar regjistroi gjithsej 29 ndeshje, 26 prej të cilëve në elitën e futbollit kroat, ku edhe realizoi 2 gola dhe 3 asiste.
Kallaku ka përvojën e duhur edhe nga ndeshjet europiane, kjo pasi me Lokomotivën e Zagrebit vitin e kaluar luajti në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, e më pas edhe në Liga Europa, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Teutën.
Këtë herë me skuadrën durrsake Kallaku do të provoj veten në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku për kundërshtarë Teuta e tij do të ketë skuadrën e njohur moldave të Sherif Tiraspol. (infOSport.mk)