Bujar Hajdari është një talent tjetër shqiptarë që pritet të shpërthejë, ndërsa paralajmërim për këtë është edhe ftesa në ekipin e parë të Rabotniçkit nga ana e trajnerit Aleksandar Vlaho, njofton “infOSport.mk”.
Se vërtetë bëhet fjalë për një talent, tek i cili Rabotniçki duhet të mbështetet, dëshmoi paraqitja e tij e dytë vetëm me ekipin e parë. Shkupjani Hajdari realizoi golin e vetëm në kontrolluesen e dytë të Rabotniçkit përballë Makedonija GJ.P, në të cilën ndeshje “romantikët” pësuan disfatë 3:1.
Hajdari në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, ndërsa golin e vetëm për Rabotniçkin e realizoi në minutën e 78-të, kur ngushtoi epërsinë e Makedonija GJ.P në 2:1.
Megjithatë deri në fund të takimit skuadra nga Gjorçe Petrovi realizoi edhe golin e tretë me autorë Kamara. Ndryshe golin e parë për “verdhekuqtë” e Makedonija Gj.P e kishte realizuar Ballsha Banoviq (22’), ndërsa goli i dytë ishte vepër e futbollistit të Rabotniçkit, Dragan Stojkov, i cili në minutën e 67-të realizoi në rrjetën e gabuar.
Rabotniçki ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë kundër Tikveshit të mërkurën (7 korrik) në Kavadar. (infOSport.mk)