Italia duheshe të tejkalojë disa momente shumë të rënda përballë Austrisë, mirëpo në fund i’a arriti qëllilmit që të kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale të “Euro 2020”.
Skuadra e Roberto Mançinit shënoi fitore 2:1 përballë Austrisë, ndërsa që të gjithë golat u shënuan në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregulltë prej 90 minutave u mbyll me barazim pa gola.
Interesant është edhe fakti, se që të tre golat në kohën shtesë u shënuan nga futbollistë rezervistë, me Federiko Kiezan (95’) dhe Mateo Pesinan (105’), që shënuan për Italinë, derisa golin e vetëm për Austrinë e realizoi Sasha Kallajxhiç (114’), i cili zëvendësoi Arnautoviç.
Për një vend në gjysmëfinale, “axurrët” do të luftojnë me fituesin nga ndeshja, Belgjikë-Portugali. (infOSport.mk)