Teuta ka bërë edhe goditjen e tretë në merkato, teksa gjatë ditës së sotme ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin e spiaktur të Sileksit, Pepi Georgiev, njofton “infOSport.mk”. Para tij, skuadra durrsake kishte angazhuar edhe mbrojtësin e Pelisterit, Hristijan Dragarski, ndërsa brenda ditës së sotme kishte gjetur akordin edhe me mbrojtësin e Kukësit, Blerim Kotobelli.
Teuta aktualisht ndodhet në Ohër, aty ku po kryen fazën kryesore të përgatitjeve para fillimit të sezonit të ri, të cilin do e nis me ndeshjet europiane në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra durrsake për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë skuadrën e njohur moldave të Sherif Tiraspol.
Ndeshjen e pare “Djemtë e detit” do ta luajnë në ‘Niko Dovana’ më 6 ose 7 Korrik ndërsa atë të kthimit në “Sheriff Sports Complex” një javë më pas në 13 ose 14 korrik.