Sipas parashikimit të superkompjuterit të “Bettingexpert”, Anglia do të arrijë deri në finalen e Europianit së bashku me Francën.
Parashikimi i bërë së fundmi, nxjerr si fitues të kompeticionit Francën. Superkompjuteri sheh kampionët e botës në finalen e madhe të 11 korrikut, së bashku me skuadrën e Sauthgejt, ndaj së cilës skuadër “gjelat” pritet të dalin fitues.
Superkompjuteri ka bërë edhe parashikimin për fazën e 1/8-ve, ku ka dhënë këto rezultate:
Itali vs Austri, – Italia fiton
Belgjika vs Portugalia, – Belgjika fiton
Francë vs Zvicër, – Franca fiton
Kroacia vs Spanja, – Spanja fiton
Suedi vs Ukrainë, – Suedia fiton
Angli vs Gjermani, – Angli fiton
Holanda vs Republika Çeke, – Holanda fiton
Uells vs Danimarkë, – Danimarka fiton