Renova ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve të rinj në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Emri më i ri në rradhët e skuadrës nga Xhepçishti, për të cilin “infOSport.mk” ju njoftoi që gjatë ditës së djeshme, është Nikolla Risteski, i cili me Renovën ka firmosur kontratë një vjeçare.
Bëhet fjalë për një futbollistë që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti vjen nga rradhët e Rabotniçkit.
Ndryshe 24-vjeçari Risteski, karrierën e tij e kishte nisur te Kozhuvi, që më pas të luaj edhe me EuroMilk, Kit Go dhe Borec.
Kujtojmë deri më tani, Renova ka prezantuar portierin Igor Aleksovski mbrojtësit Antonio Ilieski, Aleksandar Borha, mesfushorin difenziv Viktor Serafimovski si dhe mesfushorin ofenziv, Izet Ajrullahun. (infOSport.mk)