Tikveshi që edicionin e ri do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ka bërë edhe transferimet e para, përmes të cilave kërkon që të jetë një rival i denjtë me skuadrat tjera në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Kështu skuadra nga Kavadari, përforcimin e skuadrës e ka nisur nga porta, duke angazhuar portierin e Trepça ’89, Darko Tofiloski.
Bëhet fjalë për një portier mjaft kualitativ, i cili dy vitet e fundit ishte pjesë e futbollit elitar në Kosovë. Fillimisht mbronte ngjyrat e Dritës së Gjilanit, që më pas të transferohet te skuadra e njohur nga Mitrovica, Trepça ’89.
Ndryshe së fundmi në futbollin vendor, Tofiloski mbronte portën e Pobedës së Prilepit, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij, për të vijuar më pas një karrierë të bujshme ndërkombëtare.
Ishte Shafhauzen nga Zvicra destinacioni i tij ndërkombëtarë, për të luajtur më vonë edhe me skuadrat si, Koshice, Ruzhomberok dhe Dunajska Streda në Sllovaki, si dhe te skuadra e Alashkert në Armeni.
Me Tofiloskin në portë, Tikveshi ka përfituar në siguri dhe përvojë, ndërsa i njëjti duhet të luftojë konkurrencën me veteranin Dimovski, i cili ishte një ndër më të merituarit që skuadra nga Kavdari pas shumë vitesh do të luaj në elitën e futbollit vendor. Mirëpo Tofiloski nuk është emri i vetëm i angazhuar nga ana e drejtuesve të skuadrës, pasi fanellën e Tikveshit sezonin e ri do ta bartë edhe sulmuesi i Sileksit, Ivan Ivanovski. (infOSport.mk)