Mbrëmë u mbyllën ndeshjet e grupeve në kuadër të Euro 2020, me ç’rast janë përcaktuar të gjitha çiftet e 1/8-ave.
Angli-Gjermani dhe Belgjikë-Portugali do të jenë padyshim dy supersfidat e kësaj faze, që pritet të dhurojnë emocione pafund.
Përballje tepër e luftuar pritet të jetë edhe ajo midis Spanjës dhe Kroacisë, ndërkohë që Italia, Holanda dhe Franca, vijnë si favorite absolute në letër, teksa do të kenë përballe Austrinë, Çekinë dhe Zvicrën.
Faza e 1/8-ave |
Të shtunën 26 Qershor, Londër |
Uells – Danimarkë 18:00 |
Itali – Austri 21:00 |
Të dielën 27 Qershor, Seviljë |
Holandë – Republika Çeke 18:00 |
Belgjikë – Portugali 21:00 |
Të hënën 28 Qershor, Bukuresht |
Kroaci – Spanjë 18:00 |
Francë – Zvicër 21:00 |
Të martën 29 Qershor, Gllazgou |
Angli – Gjermani 18:00 |
Suedi – Ukrainë 21:00 |