Skuadra e Makedonija GJ.P të shtunën nisi përgatitjet për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Aleksandar Tanevski para futbollistëve shpalosi planin e përgatitjeve, ndërsa gjithashtu prezantoi edhe anëtarët e rinj në stafin e tij. Bashkëpunëtorë të rinj të Tanevskit, janë Mane Manev dhe ish trajneri i FC Shkupit, Muharem Bajrami.
Ky i fundit pranoi ofertën e skuadrës nga Gjorçe Petrovi, që në edicionin e ri do të futen me ambicie shumë më të larta, që sërish të kthehen në skenën ndërkombëtare. Një ekip trajnerësh profesionist pritet që të prodhoj edhe përgatitje të mirëfillta dhe të suksesshme, ndërsa ditëve në vijim pritet që drejtuesit e skuadrës të fillojnë angazhimin e futbollistëve të rinj.
Në stërvitjen e parë nuk u vërejt ndonjë fytyrë e re, ndërsa drejtuesit e skuadrës kanë vazhduar kontratat me futbollistët si Kristijan Filipovski, Samir Fazli, Bobi Bozhinovski dhe Ermedin Adem.
Sezonin e kaluar Makedonija GJ.P u ndal në pozitën e katërt, duke humbur betejën e drejtëpërdrejtë me Struga Trim Lum për pozitën e tretë që siguronte një vend për në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk)