Vllaznia e Shkodrës ka angazhuar sulmuesin shkupjan Fahrudin Djurdjeviç, njofton “infOSport.mk”. 29-vjeçari te skuadra shkodrane vjen nga rradhët e Rabotniçkit, aty ku edicionin e kaluar rezultoi si golashnëuesi më i mirë i kësaj skuadre.
Djurdjeviç në 26 ndeshje me “romantikëtë” regjistroi 12 gola dhe 4 asiste, mirëpo nuk preferoi të vazhdojë qëndrimin e tij te Rabotniçki, te e cila skuadër erdhi verën e vitit 2020 nga rradhët e skuadrës çeke Hradec Kralove.
Sulmuesi shkupjan në Çeki, gjithashtu kishte luajtur edhe me ekipin e FK Varnsdorf, ndërsa karrierë kishte bërë edhe në Bosnje e Hercegovinë te skuadra e Zvijezda G dhe në Serbi te skuadra e Spartak.
Ndryshe në futbollin tonë vendor, përveç me Rabotniçkin, kishte luajtur edhe me Makedonija Gj.P. dhe Vardarin. (infOSport.mk)