Alioski i Lids Junajted ju bashkohet legjendave të këtij klubi, Ferdinand dhe Mekalister

Ezgjan Alioski me golin e shënuar ndaj Ukrainës u bë futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që shënoi në një europian, ndërsa i treti si pjesë e Lids Junajted, pas legjendave angleze, Rio Ferdinand dhe Gari Mekalister.

Ferdinand ishte futbollisti i fundit që kishte veshur fanellën e Lids Junajted dhe që kishte shënuar në një event të rëndësishëm futbollistik, edhe atë në Botërorin e vitit 2002, ndërkohë Mekalister një gjë të tillë kishte bërë në Europianin e vitit 1992.

Kujtojmë Alioski në ndeshjen ndaj Ukrainës realizoi golin e vetëm, edhe atë pas tentativës së dytë, pasi në të parën portieri Bushçan kishte pritur goditjen e futbollistit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë Maqedonia ndeshjen e rradhës në kuadër të Euro 2020 do ta zhvillojë kundër Holandës me 21 qershor. (infOSport.mk)

Leave a Reply