FC Shkupi tashmë disa ditë po ndodhet në Ohër, aty ku po kryen fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjeve europiane që e presin këtë skuadër muajin që vjen, njofton “infOSport.mk”.
Kujtojmë skuadra nga Çairi për kundërshtarë në raundin e parë eliminatorë të “Europe Conference League” do të ketë skuadrën kosovare të Llapit, ndërsa pikërisht nga Kosova ka ardhur edhe përforcimi i tyre i fundit.
Siç mëson “infOSport.mk”, Bujar Shabani i Dritës së Gjilanit do të luaj me fanellën e FC Shkupit, njëjtë sikurse edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Konstantin Çeshmexhiev, ndërsa një emër tjetër që do i bashkohet skuadrës së trajnerit Goce Sedlloski, është ai i sulmuesit të U21, Marko Gjorgievski.
Që të tre këto emra pritet që edhe zyrtarisht të prezantohen nga drejtuesit e FC Shkupit, skuadër kjo që deri më tani ka siguruar shërbimet e Fisnik Zukës, Blerton Shejit, Tome Kitanovskit dhe Kire Markoskit. (infOSport.mk)