Bledi Shkëmbi edhe zyrtarisht sezonin e ri do të drejtojë një ndër skuadrat më të njohura shqiptare, Dinamon e Tiranës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Dinamos përmes një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije, se korçari do të prezantohet zyrtarisht para mediave, ditën e sotme (17 qershor) në ora 11:00.
Shkëmbi do të drejtojë “nëndetësen” në elitë, pas plot 9 vitesh mungesë. Plani i drejtuesve blu është që t’ë ju rikthejnë 18 herë kampionëve të Shqipërisë, lavdinë e dikurshme.
Me prezantimin e trajnerit të ri, në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe lëvizjet e shumta në merkato.