Dy ndeshje, dy disfata për Turqinë, që si duket do të përshëndetet me Euro 2020 vetëm pas fazës së parë në grupe, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës 3:0 në ndeshjen e parë ndaj Italisë, të përzgjedhurit e Shenoll Gunesh sot u mundën 2:0 nga Uellsi i Garet Bejll, i cili gjatë pjesës së dytë të takimit humbi një penalti.
Ndryshe golin e parë për Uellsin e realizoi Aron Ramzi 3 minuta para fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë doli të jetë e ekuilibruar, me një Turqi që me forcë kërkonte barazimin, mirëpo nuk e arriti dot, madje në minutën e 61-të rrezikoi shumë, mirëpo ishte Garet Bejll që i mbajti në lojë deri në fundit të takimit, pasi në ato momente humbi penaltinë, mirëpo i njëjti asistoi në golin e dytë të shënuar nga Konor Roberts në minutën e 5-të shtesë të takimit.
Me këtë fitore Uellsi merr kryesimin në grupin A me 4 pikë, 1 më shumë se Italia që sonte përballet me Zvicrën në ndeshjen më interesante të ditës. (infOSport.mk)