Murati fiton një konkurrent serioz në krahun e djathtë të mbrojtjes

Mbrojtësi i krahut tëdjathtë Angelçe Timovski është futbollisti më i ri i Shkëndijës, përcjellë “infOSport.mk”. 26 vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare, duke u lidhur me “kuqezinjtë” nga Tetova deri në verën e vitit 2023.

Timovski te Shkëndija vjen nga tabori i Sileksit me të cilët edicionin e kaluar fitoi Kupën e vendit, ndërsa edhe vitin e kaluar si kapiten udhëhoqi skuadrën në paraqitjet evropiane.

Ai për 8 sezone është paraqitur me Sileksin, ndërsa një kampanjë ishte pjesë e Pobedës së Prilepit.

Edicionin e kaluar në Ligën e Parë me Sileksin luajti në 29 ndeshje, duke dhuruar edhe 7 asiste për gol, ndërsa në përgjithësi Timovski në LPFMV numëron 208 ndeshje, 4 gola dhe 20 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply