Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i “kuqezinjëve” në këtë fazë do të jetë skuadra sllovene e NL Mura. Është kjo hera e parë që këto dy skuadra do të luajnë bashkë në arenën ndërkombëtare, teksa ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si vendas.
Në rast eliminimit që në raundin e parë, Shkëndija do të vazhdonte garat në raundin e dytë eliminatorë të “Europa Conference League”, ndërkohë për të arritur deri te garat e Liga Europa, Shkëndija do të duhet të kalojë të paktën raundin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.