Alioski flet për incidentin me Arnautoviç

Maqedonia e Veriut dje zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të Euro 2020, duke debutuar kështu në një event të madh futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër optimizmit të madh në rradhët e “verdhekuqve”, në fund Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 3:1 përballë Austrisë.

Ndërkohë shumë bujë u bë pas shënimit të golit të tretë nga ana e Marko Arnautoviç, i cili pasi shënoi filloi të provokojë futbollistin shqiptarë Ezgjan Alioski. Në ato momente duhej të ndodhte edhe ndërhyrja e kapitenit Allaba për të ndaluar mllefin e Arnautoviç, i cili sipas mediave serbe kishte sharë me nënën shqiptare Alioskin e Lids Junajted.

Lidhur me rastin në fjalë, ka folur vetë Alioski.

“Ai ka shajt diçka, por vetë nuk e kam pa, nuk e kam ndëgju në ato momente, pasi publiku po festonte. Folëm bashkë pas ndeshjes, u pajtuam. Ai edhe pas ndeshjes erdhi tek ne brenda, më shtriu dorën dhe u tregua ferr. Ma shtriu dorën si shok, bashkë flisnim gjermanisht, e dinte se unë di gjermanisht, u pajtuam” – tha Ezgjan Alioski në intervistën për Digitalb Supersport.

Leave a Reply