UEFA ka publikuar ndarjen në 8 grupe të skuadrave që do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Konferencës, teksa shorti do të hidhet nesër me fillim në ora 13:00. Në këtë kompeticion të ri do të marrin pjesë për herë të parë edhe skuadrat përfaqësuese të vendit tonë, FC Shkupi, FC Struga dhe Sileksi.
Në pamje të parë, në ndarjen paraprake, shorti që pritet të përcaktojë nesër kundërshtarët ekipeve tona duket mëse i pranueshëm.
Vetëm FC Shkupi ndodhet në mesin e skuadrave të privilegjuara nga vendi ynë, dhe për nuanca do të has në kundërshtarë më të lehtë.
Në grupin e përzgjedhur, si kundërshtarë të mundshëm të skuadrës nga Çairi janë, Urartu nga Armenia, Sfintull Xhorxh nga Moldavia, Dinamo Batumi nga Gjeorgjia dhe KF Llapi nga Kosova.
Nga ana tjetër, Struga Trim Lum që për herë të parë do të luaj në Europë, ka shansin të përshkojë një kundërshtarë më të lehtë, pikërisht një mes skuadrave si NSI Runavik nga Ishujt Faroe, Liepaja nga Letonia dhe Breidablik nga Islanda. Ekipet që duhet evituar janë Spartak Trnava nga Sllovakia dhe Dundalk nga Irlanda.
Përfaqësuesi i tretë i Maqedonisë së Veriut në “Europe Conference League”, Sileksi u gjet në grupin e 6-të, ndërsa rival të mundshëm të skuadrës nga Kratova janë hungarezët e MOL Fehervar, pjesë e së cilës skuadër është ish futbollisti i Shkëndijës, Visar Musliu, Sutjeska nga Mali i Zi, Petrokuib Hincesti nga Moldavia dhe Shroki Brijeg nga Bosnje e Hercegovina.
Kundërshtarët e tyre tre skuadrat përfaqësuese të vendit tonë në “Europe Conference League” do ti mësojnë nesër me fillim në ora 13:00. (infOSport.mk)