Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.
17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës.
Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet përfaqësueses U19 të Kosovës, për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.
Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të dhënë maksimumin.
Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.