Maqedonia e Veriut debutoi me disfatë në Euro 2020, event të cilin kapiteni i ekipit përfaqësues të vendit tonë, Goran Pandev do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës. Futbollisti me më shumë paraqitje dhe gola të shënuar për Maqedoninë e Veriut, shënoi golin e vetëm në disfatën 3:1, duke shkruar emrin e tij në historinë e Kampionateve Europiane.
Goran Pandev me golin e shënuar në minutën e 28-të, kur përkohësisht barazoi shifrat në 1:1, u bë futbollisti i dytë më i vjetër që shënon në një Europian.
Pandev përfitoi nga gabimi i skuadrës kundërshtare duke shënuar kështu golin e parë të Maqedonisë së Veriut në një kompeticion të tillë, duke pasur parasysh se “verdhekuqtë” marrin pjesë për herë të parë në një Europian.
Pandev me golin e shënuar sot ndaj Austrisë bëhet golashënuesi i dytë më i vjetër në një Kampionati Europian.
Pandev shënoi në moshën 37-vjeç e 321 ditë, ndërsa futbollisti më i vjetër që ka shënuar në ndonjë europian, është austriaku Ivica Vastiq, i cili në Europianin e vitit 2008 i kishte shënuar Polonisë në moshën 38 vjeç e 257 ditë.