Eriksen është mirë, kjo foto na qetësonë të gjithëve

Ndeshja Danimarkë – Finlandë është pezulluar përkohësisht, kjo pasi mesfushori danez i Interit, Kristian Eriksen ra në fushë pa ndjenja.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar, UEFA vendosi ta ndërpresë ndeshjen në fjalë, e treta në kuadër të EURO 2020 dhe e dyta në kuadër të grupit “B”.

Në fushë dhe në shkallët e stadiumit pati shumë panik në ato momente.

Nuk munguan as lotët, ndërkohë që Eriksen u rrethua me peshqirë që të mos dallohej çfarë po ndodhte. As kamerat nuk e fokusuan, mirëpo një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon se ai është zgjuar dhe tashmë është nën kontrollin e rreptë të mjekëve.

 

Të gjithë shpresojnë që mesfushori i Danimarkës dhe Interit të bëhet mirë sa më parë. Ai është shtruar në spital dhe priten zhvillime të reja lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Leave a Reply