Federata e Futbollit, nuk ka asnjë detyrim për të rregulluar emrin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës sepse nuk merr fonde nga buxheti, thotë Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
“FFM është një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse, që është regjistruar në Regjistrin Qendror si një shoqatë që nuk merr para të shtetit. Marrëveshja e Prespës përfshin institucionet që marrin paratë e shtetit. Dhe për sa kohë që FFM nuk merr para shtetërore, ajo nuk ka asnjë detyrim të rregullojë emrin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës. Markat tregtare në Marrëveshje janë përcaktuar: kodi është MK, MKD. Disa pyesin pse nuk është NMC, por ai kod është vetëm për targa, sipas Marrëveshjes së Prespës,” tha Osmani.
Greqia reagoi dje ndaj UEFA-s për shkak të shkurtimit FFM në fanellat e kombëtares maqedonase të futbollit në Kampionatin Evropian.