Italia e nis me këmbë të mbarë, turqit pa ide kundër “axurrëve” (VIDEO)

Italia dominoi dhe në fund me plotë meritë mundi Turqinë në ndeshjen e parë të Euro 2020, ndeshje kjo e vlefshme për grupin “A”, njofton “infOSport.mk”.

Turqia e Gunesh mundi ti bëjë ballë Italisë vetëm gjatë pjesës së parë, që u mbyll me barazim pa gola, mirëpo jo edhe në pjesën e dytë që nisi me një autogol të Merih Demirel.

Mbrojtësi i Juventusit u gjind në një pozitë shumë të vështirë pas harkimit të Berardit në minutën e 53-të, duke vendosur topin pas shpinës së portierit të tij, Çakër.

Edhe pas këtij goli Italia vazhdoi me sulme drejt portës kundërshtare, ndërsa në minutën e 66-të, Çiro Immobile shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Turqisë. Bashkëlojtari i Vedat Muriqit te Lacio përfitoi nga një devijim i topit nga ana e portierit Çakër, i cili në ato momente kapituloi edhe për herë të dytë në këtë përballje.

Goli i tretë nga ana e italianëve u shënua në minutën e 79-të, ndërsa i njëjti erdhi pas disa pasimeve të sakta, e ku vulën i’a dha Lorenco Insinje.

Me këtë fitore, Italia paralajmëroi se është një ndër skuadrat kandidate për të triumfuar në këtë europian, ndërsa si tregues më i mirë është edhe fakti se “axurrët” tashmë 9 ndeshje me rradhë nuk pranojnë gol.

Ndeshjen e rradhës Italia e Mançinit do ta zhvillojë kundër Zvicrës me 16 qershor, ndërsa po të njëjtën ditë Turqia do të përballet me Uellsin. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply