Dy futbollistët më të mirë në rradhët e Ohrid Lihnidos, Sherif Rexhepi dhe Burhan Aliji kanë ndarrë rrugët me skuadrën nga Ohri, që këtë vit bëri një sezon të mrrekullueshëm në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa shumë pak mungonte që kjo skuadër të rikthehej në Ligën e Parë, por që dështoi fare në fund në ndeshjen e balotazhit kundër Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Rexhepi dhe Aliji ishin ndër më të dalluarit te Ohrid Lihnidos, skuadër kjo që sezonin 2020/2021 e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas Skopjes.
Një mundësi e mirë kjo për skuadrat shqiptare që të aktivizohen në treg dhe të marrin në rradhët e tyre këta dy super futbollistë, të cilët e kanë dëshmuar veten edhe më parë duke mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në futbollin tonë vendor.