Rruga drejt suksesit kërkon plotësimin e një mozaiku të tërë, i cili mundëson që talenti dhe puna në terren të kurorëzohet me ngritje në karrierë.
E ardhmja e të rinjëve ndikohet direkt edhe nga hapsira që ju krijohet në merkato dhe në këtë drejtim rol të madh kanë agjentët dhe menaxherët e futbollit. Fatmirësisht edhe në këtë fushë tanët fitojnë shumë terren dhe dita ditës puna konfirmon punën e mirë të bërë.
Konkretisht, po flasim për menaxherin shkupjan Meriton Berisha i cili së fundmi ka qenë pjesë e një transferimi të bujshëm, kur reprezentuesi i Azerbajxhanit ka kaluar te Legia Varshava.
Berisha me miqt e tij bashkëpunëtorë nga Polonia kanë arritur që tashmë ish-futbollistin e Karabagut, Mahir Emreli ta transferojnë te gjigandi polak, Legia. Sulmuesi 23 vjeçarë luan edhe me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, ndërsa me këtë lëvizje bashkë me agjentët besojnë të kenë bërë një hap të rëndësishëm përpara në karrierë.
Paralel me Emrelin, ky transferim tregon se edhe agjenti Meriton Berisha ka fituar bukur mirë terren në fushën e transferimeve dhe duket se bëhet “adresa” ideale për të rinjtë që synojnë nivele më të larta në karrierë.