Sulmuesi Alen Jasharoski nuk do të jetë pjesë e Renovës në sezonin e ri garues. Jasharoski nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Renovës dhe ka ndarë rrugët me skuadrën nga Xhepçishti.
Shkupjani te Renova luajti sezonin e fundit dhe ka shënuar 8 gola në 32 paraqitje me fanellën e “gjipspunuesve”. Jasharoski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin, Prishtinën, Rabotniçkin dhe Skopjen.
Jasharoski tashmë është futbollist i lirë, ndërsa mbetet në bisdime me disa klube nga vendi dhe Kosova për ta caktuar të ardhmen e tij në vijim.