Sot me 9 qershor 2021 bëhet tre vite nga vdekja e ikonës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri. Legjenda e futbollit të Kosovës ja kushtoi një jetë të tërë futbollit të vendit të tij, njëherit si futbollistë dhe më pas edhe si kryetar i FFK-së. Vokrri ishte meritori që Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA. I ndjeri Fadil Vokrri u kuajtua edhe nga presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
Postimi i plotë i presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini
Pikërisht tre vite më parë, humbëm legjendën e futbollit shqiptar, një nga njerëzit që i dhanë shumë futbollit në rajon dhe më gjërë, presidentin historik të FFK-së dhe mikun tim shumë të dashur dhe të respektuar, Fadil Vokrrin.
Edhe pse fizikisht nuk është me ne, por veprat e tij vazhdojnë të mbeten gjallë dhe pranë nesh. Këto suksese që sot i gëzon futbolli kosovar janë falë Fadilit, që bëri shumë për gjeneratat e reja, ndërsa kontributi i tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA bëri që Kosova sot të garojë në nivele Europiane dhe Botërore e barabartë si vendet tjera.
Një tjetër si Fadili, nuk bëhet më. Ai do të mbetet historik për Kosovën dhe i pa arritshëm në fushë veprimet e tij në karrierën si futbollist, por edhe si president i FFK-së.
Pusho në paqe legjendë!