Struga Trim Lum ka vazhduar kontratat me dy titullarët e saj fiks, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë edicionit të kaluar, duke ndihmuar ekipin strugan që të shkruaj historinë, duke u kualifikuar për në garat europiane. Fjala është për mesfushorin e palodhshëm, Bunjamin Shabani, si dhe për qendërmbrojtësin Jasmin Mecinoviq.
Kumanovari Shabani ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Struga Trim Lum, ndërsa Mecinoviq, për dy vite të plota, njofton “infOSport.mk”.
Shabani edicionin që lamë pas zhvilloi 28 ndeshje, duke kontribuar edhe me 3 asistime, ndërkohë Mecinoviq regjistroi 30 paraqitje dhe 1 gol.
Që të dy pritet të ndihmojnë Struga Trim Lum edhe në garat e UEFA Europe Conference League, aty ku emrin e kundërshtarit të parë, ekipi strugan do ta mësojë me 15 qershor.