Besmir Bojku sezonin e ri futbollistik do të luaj me fanellën e Struga Trim, skuadrës nga qyteti i tij i lindjes. Në këtë mënyrë, Bojku rikthehet në futbollin tonë vendor, pas aventurës dy vjeçare në futbollin kosovar me skuadrën e Feronikelit.
Siç mëson “infOSport.mk”, 26-vjeçari Bojku me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Ai do të jetë një forcë shtesë për mesfushën e Struga Trim Lum edhe për ndeshjet e UEFA Europe Conference League, aty ku ekipi strugan do të luaj për herë të parë në histori.
Bojku është një emër i njohur për futbollin tonë vendor, teksa më parë kishte veshur fanellën e Rabotniçkit, Makedonija GJ.P., Shkëndijës dhe FC Shkupit.
Ai në futbollin vendor numëron plotë 120 ndeshje, 8 gola dhe 6 asistime, derisa në Superligën e Kosovës, i njëjti ka zhvilluar 61 ndeshje me Feronikelin, duke realizuar edhe 4 gola.