Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop po bëhet gati për një spastrim masiv te skuadra e tij, me të cilën kërkon të rikthehet në majat e futbollit anglez dhe atij europian.
Kuqezinjtë nuk kishin një mbrojtje shumë të mirë për të mbrojtur titullin e tyre në Premierligë, duke përfunduar vetëm në pozitën e 3-të, edhe atë 17 pikë prapa kampionëve të Mançester Sitit.
Kjo ka shtyrë strategun gjerman të Liverpullit të mendoj mirë rreth futbollistëve që ka në skuadër, të cilën është i gatshëm ta rifreskojë me lojtarë të rinj, për të qenë sërish kandidatë për titull.
Portieri Adrian, mbrojtësi Ben Dejvis, i riu Neko Uilliams, mesfushori Xherdan Shaqiri, sulmuesi Divok Origi, portieri i gjuajtjeve Loris Karius dhe mesfushorët Heri Uillson dhe Marko Grujiç do të largohen këtë verë.
Një tjetër futbollistë, që tashmë është larguar nga “Enfilld Roud”, është edhe Xhiorxhio Vijnaldum, i cili pritet që së shpejti të prezantohet te Barcelona.