Memfis Depaj është afër bashkimit me Barcelonën, sipas asaj që raporton Dario Sport.
Negociatat midis lojtarit dhe klubit janë praktikisht të përfunduara.
Holandezi pritet të nënshkruajë një transferim falas nga Lioni për tri sezone.
Trajneri Kuman donte të sillte Memfis në verën e kaluar dhe më pas në dimër, por Barcelona nuk kishte likuiditetin financiar për të realizuar marrëveshjen dhe u pengua nga zgjedhjet për president të klubit.
Kuman ishte trajner i Memfis me Holandën dhe të dy kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme.
Në 27 vjeç, ai po vjen në kulmin e tij dhe ka kapërcyer papjekurinë që e pengoi atë të ketë sukses në Mançester Junajtedi.
Një sulmues i gjithanshëm, Memfis mund të luajë në disa pozicione të përparuara dhe do të shihet në veprim në Euro 2020 këtë verë.