Partizani dhe Tirana eliminohen që në start (VIDEO)

Dy skuadrat nga kryeqendra shqiptare, Tirana, Partizani dhe skuadra “bardheblu” e Tiranës janë përshëndetur me garat e Liga Evropa që në startin e saj.

Tirana pas disfatës në ndeshjen e parë në Tel Aviv (0:2), një disfatë tjetër pësoi edhe sot në “Selman Stërmasi”, kësaj rradhe me shifrat edhe më bindëse, 0:3.

Pas pjesës së parë pa gola, skuadra izraelite shkëlqeu në pjesën e dytë, duke shënuar 3 herë në portën e Likës.

Kjo edhe për faktin se pjesën e dytë, Tirana e luajti me 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimit të Sentamu, ndërsa autorë të golave për Makabi Tel Aviv ishin, Shoenfeld (50’), Itzhaki (80’) dhe Rikan (86’).

5:0 rezultati i përgjithshëm në favor të skuadrës izraelite, që me meritë kualifikohet për në raundin tjetër, ku do të përballet me islandezët e Rejkjavik.

Botev Plovdivi edhe në ndeshjen e dytë realizoi fitore ndaj Partizanit, kësaj rradhe në ndeshjen e zhvilluar në Bullgari. Skuadra kundërshtare realizoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga ana e Brisola në minutën e 22-të, me ç’rast me rezultatin e përgjithshëm 4:1 u kualifikua për në raundin e dytë, ku do të mirëpret fituesin nga përballja midis Beitar Jerusalem dhe Vashash.

Skuadra e vetme shqiptare që ka gjasa të kualifikohet për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Evropa, është Skënderbeu që në këto momente po zhvillon ndeshjen e saj ndaj modestëve të Andorës, Sant Julia.

Skuadra korçare në ndeshjen e parë të zhvilluar para tifozëve të vetë shënoi fitore minimale 1:0, ndërsa po me këtë rezultat po avanson edhe pas 35 minutave lojë në ndeshjen në transfertë, falë golit të malazezit, Vujoviç që në minutën e 3-të.

 

Leave a Reply