Ezgjan Alioski ende nuk e ka vazhduar kontratën me Lids Junajted, ndërsa kjo ka bërë që për shërbimet e futbollistit shqiptarë me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, të interesohen edhe gjigandët e Italisë, Milani.
“Rossonerët” tek Alioski shohin zëvendësuesin e Teo Hernandez, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim te PSZh-ja.
Ndërkohë për shërbimet e Alioskit interes kanë shfaqur edhe dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaraji dhe Trabzonspori, ndërsa pikërisht mediat në Turqi kanë zbuluar lajmin për interesimin e Milanit për futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë, i cili pjesë e Lids Junajtedit është që nga vera e vitit 2017-të, kur kishte arritur nga rradhët e Luganos.