FIFA renditja, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk ndryshojnë vende

FIFA gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen e saj më të re, teksa Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozita fare, shkruan “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë përfaqësuesja e Maqedonisë mbetet në pozitën e 62-të para Sllovenisë, Malit të Zi, Arabisë Saudite dhe Shqipërisë që mban pozitën e 66-të. Ndërkohë Kosova ka mbetur në pozitën e 120-të, duke marrë parasysh se në muajin prill nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, njëjtë sikurse edhe Maqedonia dhe Shqipëria.

FIFA ka njoftuar se renditja e re e ardhshme do të publikohet më datë 12 gusht.

Leave a Reply