Qarkullonte si lajm prej kohësh, por tashmë është zyrtare. Zinedin Zidan nuk është më trajner i Realit të Madridit.
Ka qenë vetë klubi madrilen që përmes faqes zyrtare ka njoftuar largimin e francezit. E ardhmja e Zidane ka qenë pikë diskutimi në kampin “madrilen” dhe siç duket ka marrë fund aventura e tij.
“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid. Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, – thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.