Pronari i FC Shkupit, Ollgun Ajdin në takimin e sotëm me gazetarët e sportit vendor shpalosi planet dhe pretendimet e klubit nga Çairi. Ai premtoi se FC Shkupi në sezonin e ri do të riorganizohet në shumë drejtime, edhe atë duke nisur që nga faqja zyrtare e klubit.
Ajdin gjithashtu konfirmoi se në të ardhmen do të funksionojë fan shopi, ku do të jenë edhe veshjet e reja të skuadrës së tyre, të cilat do të inkorporohen edhe përmes platformës së faqes zyrtare.
Biznesmeni turk beson se në periudhë të shkurtër kohore do të realizohet edhe Akademia e Futbollit, për të cilën ka shpresa të mëdha se në të ardhmen do prodhojë futbollist për ekipin e parë.
Ajdin foli edhe për pjesëmarrjen në garat europiane të këtij edicioni, ku FC Shkupi këtë herë do të pretendojë të kalojë raundin e parë, prej kur se kjo skuadër është në duart e tij.
Kujtojmë FC Shkupi për të katërtin vit me rradhë siguroi pjesëmarrjen në garat europiane, e ku këtë vit do të na përfaqësojë në UEFA Europe Conference League. (infOSport.mk)