Kryetari i qytetit italian të Napolit, De Magistritis i ka dhënë titullin “Qytetar nderi” ish futbollistit argjentinas, Diego Amrando Maradanas.
“Sot i japim titullin “Qytetar nderi” Diego Armando Maradonës. Diego bëri të mundur që ëndrrat e tifozëve tanë të bëhen realitet. Ai do të jetë përjetë numri 10 i yni”, u shpreh kryetari De Magistritis.
“U bëra qytetar i Napolit që nga momenti kur mbërrita këtu. Dua të falenderoj të gjithë Napolin, pasi vetëm këtu e shoh të shkruar emrin tim. Askush tjetër në botë nuk më ka dashur sa napoletanët”, ka thënë legjenda e futbollit botëror, Maradona.
Pas ceremonisë, Maradona u shfaq në skenën e sheshit “Plebiscito” përballë mijëra tifozëve që kishin dalur ta shohin legjenden e tyre.