Mbrojtësi i majtë, Fisnik Zuka rikthehet te Shkupi. Janë burimet e televizionit Shenja, që jo zyrtarisht mësojnë se Zuka sezonin e ri do të luajë me fanellën e FC Shkupit.
Zuka dhe drejtori sportiv i skuadrës nga Çairi, Omer Bunjaku kanë nisur bisedimet dhe pritet që së shpejti të mbyllin me sukses marrëveshjen dhe të njejtën ta zyrtarizojnë ditëve në vijim.
Zuka sezonin e fundit luajti për Rabotniçkin, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e Shkupit për 3 sezone. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën e Flamurtarin e Vlorës