Një lajm i trishtë na vjen nga Portugalia, aty ku ka ndërruar jetë portieri Riçardo Kosta. Ky i fundit u nda nga jeta një ditë pas ndeshjes mes Bufarda dhe Evora, e cila u luajt ditën e premte.
Mediat portugeze raportojnë se portieri Kosta u godit nga topi në stomak, që i shkaktoi probleme të mëdha më pas.
25-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga stafet mjekësore të dy skuadrave, teksa më pas u transportua me urgjencë në spital.
Pas shtrimit në spital, gjithçka u ndërlikua dhe Kosta ndërroi jetë një ditë më vonë.