Shkëndija sot edhe zyrtarisht festoi titullin kampion për sezonin 2020/2021, njofton “infOSport.mk”. Kampionët e ri të vendit në ndeshjen e fundit për këtë edicion barazuan 1:1 me FC Shkupin, mirëpo pavarësisht rezultatit, festa nuk mungoi në fund, kjo pasi “kuqezinjtë” që disa xhiro më parë kishte siguruar titullin e katërt kampion.
Që të gjithë këta tituj skuadra tetovare i fiton nën udhëheqjen e kompanisë “Ecolog”, me në krye Lazim Destanin, i cili nuk mungoi edhe sot, duke festuar bashkë me futbollistët.
Ndarjen e trofeut për kapitenin Egzon Bejtullai e bëri numri një i futbollit vendor në vendin tonë, Muhamed Sejdini, ndërsa nuk mungoi edhe prezenca e numrit një të futbollit shqiptarë, Armando Duka, numrit një të partisë në pushtet në vend, Ali Ahmetit si dhe numrit një të qytetit të Tetovës, Teuta Arifi.
Festa e filluar brenda stadiumit do të vazhdojë edhe në ora 19:00 në sheshin “Iliria” së bashku edhe me tifozët e kësaj skuadre “Ballistët”, të cilët në një moment ndërprenë ndeshjen, duke u futur brenda tribunave dhe duke dhuruar një piro shou të vërtetë, mirëpo për vetëm pak minuta, pasi shkaku i pandemisë, ata duheshe të jenë jashtë tribunave. (infOSport.mk)