Pas dopietës në fundjavë me Bolivarin, Armando Sadiku është rikthyer përsëri protagonist për skuadrën e tij.
Sulmuesi i Kombëtares ka qenë protagonist tek tyë dy golat e Bolivarit, në ndeshjen ndaj Uilsterman, e cila u mbyll në barazim 2:2, e vlefshme për Kupën Sudamerikana.
Fillimisht në minutën e 23-të, Sadiku fitoi penallti, pas një përplasje me futbollistin kundërshtar.
Në minutën e 42-të ishte portieri kundërshtar, i cili pasi nuk ia del dot të ndalë topin, shkakton faull ndaj shqiptarit dhe akordohet përsëri penallti.
Të dy 11-metërshat u shndërruan në gol nga Savedra për Bolivarin, me Sadikun që qëndroi në fushë deri në minutën e 80-të, kur u zëvendësua nga Menaço.