Me një shtyerje prej një muaji shkaku i pandemisë me Covid-19 , si dhe muajit të Ramazanit, megjithatë në Hasanbeg të Shkupit nga ana e një grupi trajnerësh gjermanë do të organizohet kampi për futbollistë të rinjë dhe portierë. I paralajmëruar për në fund të muajit prill, kampi u shty për arsye të njohura, ndërsa për të treguar seriozitetin e këtij organizimi drejt Shkupit vetë udhëtoi trajneri gjerman, Maik Kaszemeikat i “Sons of Soccer”, i cili pos që u njoftua me kushtet e punës, bashkë me bashkëpunëtorin e tij nga Kosova, Liridon Mirena morën pjesë në një emision sportiv në televizion, ku folën për kampin dhe shansin që të rinjtë do të kenë përmes këtij organizimi.
Bëhet fjalë për mundësi të shkëlqyeshme dhe unike për portierët e rinjë të futbollit dhe jo vetëm, për të hapur dyert e tyre drejt kalimit në klube dhe shtete më të avansuara. Përmes testimeve katërditore talentët do të kërkojnë mundësinë për tu provuar në Gjermani. Kjo pasi nga 20 e deri më 23 maj, për katër ditë me radhë në Shkup nga ana e trajnerëve gjerman do të organizohet Kamp për portierë dhe futbollistë të rinjë. Përmes konkurimit të hapur çdo i ri apo prind i interesuar mund ta paraqesë fëmiun e tij për pjesëmarrje në këtë kamp ku trajnerë profesionist do t’u mësojnë dhe testojnë në shkathtësi futbollistike dhe për portierë. Të drejtë për tu paraqitur kanë fëmijë të moshës prej 8 deri më 21 vjeç, ndërsa duke u stërvitur dhe performuar nën mbikqyrje të trajnerëve profesionistë, futbollistët dhe portierët më të mirë do marrin ftesë nga akademia gjermane “Sons of Soccer” për testime të mëtutjeshme në Gjermani. Trajnerë në këtë kamp do të jenë Maik Kaszemeikat i “Sons of Soccer”, Markus Mühling dhe Liridon Mirena nga qendra sportive trajnuese AFF nga Kosova. Të gjitha provat e ushtrimeve do të xhirohen dhe do të përdoren vetëm për prezantim në klube gjermane. Kampi organizohet nga shkolla gjermane “Sons of Soccer” dhe do të mbahet në datat 20, 21, 22 dhe 23 maj në stadiumin e futbollit në Hasanbeg të Shkupit. Numri i fëmijëve të pranuar do të jetë i kufizuar, çmimi për regjistrimin e një fëmije kushton 175 euro, ndërsa të interesuarit për më shumë informata mund të paraqiten në kontakt telefonin +389(0)70247369.
Pagesa mund të bëhet në dorë (kesh) si dhe përmes xhirollogarisë që pason:
Banka: TEB Sh. A. Prishtinë, Kosovë
Kodi: TEBKXKPR
Emri: AFF QENDRA SPORTIVE TRAJNUESE SHPK
Iban-i: XK05 20-14-000170769-89
Adresa: Rr. Lagjja Mirenet, Hade, nr. 28 Hade, Prishtina, Kosovo